"Fludi" nga Presheva pjesëmarrëse në panairin e pijeve në Rusi
Fabrika për prodhimin e lëngjeve të gazuara dhe të dendura nga Presheva "Fludi" po merë pjesë në panairin të pijeve dhe ushqimit në Moskë të Rusisë.Përmes një njoftimi në facebook të kësaj kompanie thuhet se produktet e “Fluidit” po ekspozohen në Prodexpo, panairin më të madh të pijeve dhe ushqimit në Moskë, Rusi.
“Parashihet që këtë vit prezent në panair të jenë mbi 22 mijë përfaqësues të kompanive dhe produkteve, ndërsa rreth 55 mijë vizitorë”, është shkruar në njoftim e kompanisë “Fluidi”.
Sipas tyre rëndësia e këtij panairi qëndron në atë se e stimulon industrinë ushqimore të Evropës Lindore si dhe kontribuon në implementimin e projekt ligjeve të cilat përmirësojnë kualitetin e jetesës së qytetarëve në Rusi.
“Fludi” është një kompani private për prodhimin e pijeve që është themeluar në vitin 1994 në komunën e Preshevës dhe ka të punësuar qindra punëtorët në fabrikën bazë dhe atë shtesë në Kosovë./Titulli.com/